“Festivali Ndërkombëtar i Poezisë” i cili mbahet në Rahovec, në këtë edicion të tretë do të sjellë poetë të shquar ndërkombëtar të cilët vijnë për herë të parë në Kosovë, përcjellë KultPlus.
Pjesëmarrës në këtë festival janë poetë të shquar ndërkombëtarisht dhe vijnë për herë të parë në Kosovë nga shtetet si Cuba, Filipine, SHBA, Greqia, Turqia, Tunisia, Italia, Bulgaria, Gjermania, Maqedonia, Mali i Zi, Britania e madhe, Jordania, Shqipëria etj.
Do të promovohet edhe libri i poetit amerikan William S. Peters, “Kosovë e dashur…ëndrrat e Rahovecit”. Festivali zgjat tre ditë më 4, 5 dhe 6 shtator 2017.