Festuan me armë dhe i publikuan pamjet në rrjete sociale, shoqërohen në Polici dy persona në Gjakovë

Prishtinë | 03 Jan 2024 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Me armë zgjodhën të festojnë dy persona në Gjakovë, të cilët më pas publikuan video në rrjete sociale, ku shiheshin duke shtënë.

Sinjali mëson se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës të cilët kanë identifikuar të dyshuarit dhe të njëjtit më pas i kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armët që dyshohet se janë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Të ngjashme