Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me FFK-në, mbështet KF “Përparimi” nga Runiku i Skenderajt për organizimin e seminarit njëditor në futboll për grupmoshat e reja.
Ligjërues në këtë seminar do të jetë Will Schmid, trajner dhe instruktor në Federatën e Futbollit të Zvicrës dhe i shumë klubeve zvicerane si FC Basel, FC Xamas etj.
Seminari do të mbahet në Runik të Skenderajt me datën 1 maj (e hënë) në ambientet e Palestrës Sportive “Arena” dhe fillon në orën 10:00.
Ftohen trajnerët e grupmoshave të reja që ta shfrytëzojnë rastin që të jenë pjesëmarrës në këtë seminar. Pas përfundimit të seminarit trajnerëve do t’u shpërndahen certifikata.