Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare se nesër me 23 tetor, do të bëjë shpërndarjen e topave profesional për klubet e Ipko Supeligës dhe Ligës së Parë, njofton Klan Kosova.
Kjo sipas FFK-së do të bëhet me qëllim të mbështetjes së klubeve të futbollit, ndërsa përkrahja në të ardhmen nuk do të mungojë as për klubet e Ligës së dytë dhe grup-moshat e reja.
“Kështu që nesër më 23 tetor në orën 11.00 do të shpërndahen nga 10 (dhjetë) topa për skuadrat e Ipko Superligës dhe në orën 12.00 nga 5 (pesë) topa për klubet e Ligës së Parë“, shkruan në njoftimin e FFK-së.
Federata e Futbollit të Kosovës, bën lutje që të gjithë përfaqësuesit e klubeve që të vijnë në lokalet e FFK-së për t’i marrë topat sipas këtij orari të lartcekur.