FFK-ja me turne nderon legjendën “Fadi Vokrri”

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Në shenjë nderimi dhe përkujtimit të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish presidentit të FFK-së Fadil Vokrri, i cili vdiq më 9 qershor 2018, Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Turne Përkujtimor në datëlindjen e tij më 23 Korrik. Turneu do të jetë tradicional dhe do të mbahet çdo vit më 23 korrik. 

Në këtë turne janë ftuar dhe do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Llapit, Prishtinës, Flamurtari nga Vlora dhe Përzgjedhja e veteranëve nga Maqedonia e Veriut. (Veteranët +45 vjet).

Ky turne  do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 23 korrik 2019.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në orën 18.00

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në orën 19.00

Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet në orën 20.00.

Me këtë rast, FFK-ja u bën :

                                                F t e s  ë

Të gjithë dashamirët e adhuruesit e futbollit, bashkëlojtarët e bashkkohanikët, shokët e miqtë e Fadilit, si dhe mbarë opinionin në Kosovë dhe jashtë Kosovës, që të jenë të pranishëm në këtë Turne përkujtimor, që ta nderojmë Kujtimin për legjendën Fadil Vokrri.

Në këtë turne janë ftuar po ashtu dhe figura të rëndësishme nga jeta sportive e e politike nga Kosova dhe jashtë Kosovës.

Të ngjashme