FFK konfirmon dënimin nga FIFA, shkak thirrjet raciste

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 19:49 | Nga

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka dënuar përfaqësuesen e Kosovës.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, ka dënuar më 30 mijë franga Kosovën për shkak të thirrjeve raciste dhe hedhjes së sendeve piroteknike nga tifozët në sfidën Kosovë-Kroaci.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi, ka konfirmuar vendimin e FIFA-së për dënimin e Kosovës.

“Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka dënuar FFK-në me gjobë prej 30 mijë frangave zvicerane, për shkak të thirrjeve raciste dhe hedhjes së sendeve piroteknike nga ana e adhuruesve në ndeshjen Kosova – Kroacia që u zhvillua më 6 tetor në stadiumin ‘Loro Boriqi’ në Shkodër”, është thënë në njoftimin e FFK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme