FIFA akuzohet për kurdisje të çmimit që e fitoi Messi

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Çmimi prestigjioz i FIFA-s “The Best” është goditur nga akuzat për kurdisje të votave, ku kanë dalë disa nga votuesit duke thënë se votat e tyre nuk janë siç i kanë dhënë ata.

Madje FIFA ka dalë të shpjegojë se votat e Egjiptit nuk janë llogaritur fare, pasi që nënshkrimet ishin shkruar me shkronja të mëdha të shtypit, shkruan sot Koha Ditore.

Lionel Messi doli fitues i çmimit prestigjioz të futbollistit më të mirë të vitit nga FIFA, në ceremoninë e organizuar në Milano, të hënën, duke lënë prapa Virgil van Dijkun dhe Cristiano Ronaldon.

Duke marrë parasysh stinorin e jashtëzakonshëm të Van Dijkut me Liverpoolin, ku fitoi Ligën e Kampionëve, dhe stinorin e shkëlqyer të Ronaldos me Juventusin dhe Portugalinë, ndarja e çmimit të parë për Messin ishte përcjellë me një shkallë befasie.

Po ashtu, ekzistonte një besim se Mohamed Salah do të ishte kandidat i fortë për këtë çmim.

Mirëpo çmimi i ndarë nga FIFA për Messin është vënë në dyshim pas akuzave për kurdisje të votave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme