FIFA e dënon Kosovën me 30 mijë franga

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 18:12 | Nga

FIFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës me 30 mijë franga zvicerane për shkak të sjelljeve josportive të tifozëve

Kosova bashkë me Kroacinë janë dënuar për thirrjet anti-Serbi në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Grupit I kualifikues për Botërorin 2018, më 6 tetor në “Loro Boriçi”.

Kroacia është dënuar me 50 mijë franga, ndërsa edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë dy dënime në total prej 50 mijë frangash.

Të gjitha rastet e dënuara lidhen me incidente dhe sjellje josportive nga fansat, përfshirë edhe brohoritje homofobike.

FIFA e dënon Kroacinë, shpëton Kosova?

Komisionet e institucionit drejtues të futbollit botëror, FIFA, e kanë dënuar Federatën e Futbollit të Kroacisë me 50 mijë franga zvicerane.

Ky vendim erdhi për shkak të brohoritjeve “Vritni serbët:, në ndeshjen Kosovë-Kroaci që u zhvillua në Shkodër, njofton “B92″.

Ndërkohë sipas këtij mediumi serb, Kosova ka shpëtuar pa u dënuar, edhe pse thirrje të njëjta janë bërë edhe nga një grup i tifozëve kosovarë.

Në Serbi, ky dënim nga FIFA po konsiderohet si shumë i butë.

Ndërkohë, dy ekipet po përgatiten për ndeshjet e radhës më 12 nëntor, kur Kosova luan në udhëtim te Turqia ndërsa Kroacia pret Islandën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme