Ndeshja eliminatore për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, mes Italisë dhe Shqipërisë u ndërpre për disa minuta.
Arsyeja ishte që tifozët kishin hedhur fishekzjarrë në fushë dhe gjyqtari kryesor kishte ndërprerë për disa çaste ndeshjes.
Kësisoj vendimi është marrë dhe Italia dhe Shqipëria janë dënuar me të holla nga FIFA.
Kombëtarja italiane është dënuar me 15 mijë franga zvicerane, ndërsa dënimi shumë herë më i madh ka qenë për Shqipërinë e cila do të paguaj 100 mijë franga zvicerane gjobë.
Tifozët shqiptarë kishin ndezur dhjetra fishekzjarrë në ndeshjen ndaj Italisë si protestë ndaj FSHF-së
Të dyja federatat kanë reaguar pas asaj që ndodhi në Palermo, duke u distancuar nga sjelljet e tifozëve.
Gjithsesi dënimi i dhënë nga FIFA do të bëjë që dy federatat të paguajnë gjobat.
Italia mposhti Shqipërinë me rezultat të pastër 2-0.