FIFA vazhdon të mbetet kundër idesë së një Superligë të Evropës, duke paralajmëruar çdo klub apo lojtar që përfshihet në të nuk do të lejohet të marr pjesë në turnet që organizohen prej e tyre.
Plani për Superligën e Evropës ka rimarrë vrullin në muajt e fundit pasi pandemia ka goditur të ardhurat në të gjithë sektorin e futbollit.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, i cili është gjithashtu është kreu i Shoqatës së Klubeve Evropiane, mbajti një takim tre orësh me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez këtë javë në Torino, ku thuhet se është diskutuar ideja e Superligës Evropiane.
UEFA më parë ka qenë e zhurmshme duke shprehur kundërshtimin e tyre, por tani edhe FIFA po ndërhyn, duke bërë një kërcënim që do të jetë potencialisht vendimtar.
FIFA ata lëshuan një njoftim që paralajmëron “çdo klub ose lojtar i përfshirë në një GARË të tillë, si pasojë, nuk do të lejohet të marrë pjesë në ndonjë garë të organizuar nga FIFA ose konfederatat e saj përkatëse”.
Kjo në mënyrë efektive do të thotë se lojtarët që luajnë në Superligën e Evropës, do të ndalohen të marrin pjesën në Kupën e Botës.