FIFA nuk do të ndëshkojë Granit Xhakën e Xherdan Shaqiri me nga dy ndeshje moslojë, siç ishte paralajmëruar.
“FIFA është e mëshirshme me ekipin kombëtar të Zvicrës. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner nuk janë dënuar për festimin e tyre me shqiponjë”, ka njoftuar mediumi zviceran “Blick”.
Megjithatë, tre përfaqësuesit e Zvicrës do të dënohen me para. Xhaka e Shaqiri do të gjobiten me nga 10 mijë franga, ndërkaq Lichtsteineri me 5 mijë franga zvicerane.