Skuadrat do të jenë në gjendje të bëjnë pesë zëvendësime gjatë ndeshjes me propozimin e ri të FIFA-s. Ky propozim është bërë për të ndihmuar përballimin e ndeshjeve të shumta pas rikthimit të futbollit, shkruan BBC.
Mirëpo, ky propozim duhet të ratifikohet nga IFAB-i, trupi që përcakton rregullat e lojës. Më pas do të varet nga federatat nacionale nëse duan të aplikojnë apo jo.
Zëvendësimet do të lejohen maksimalisht në tri periudha gjatë ndeshjes, plus pauzës mes pjesëve, për të evituar ndaljet e panevojshme. Me rregullat aktuale lejohen tri zëvendësime gjatë një ndeshje.
Këto rregulla do të vlejnë për garat që janë të paraparë të mbarojnë në vitin 2020 apo fillojnë në vitin 2021. Kështu që vlen edhe për edicionin 2020/21. Po ashtu do të vlejë për gjitha ndeshjet e përfaqësueseve deri më 31 dhjetor të vitit 2021.