FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve pas ndeshjeve të tetorit.
Pas dy humbjesh dhe një barazimi, Kosova ka pësuar rënie për një pozitë në këtë listë.
Dardanët ka rënë në vendin e 117 dhe janë kaluar nga Namibia.
Rënje ka pësuar edhe Shqipëria për tri pozicione.
Kuqezinjtë tani renditet në vendin e 69 në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Top pesë skuadrat e para nuk kanë ndryshuar derisa Belgjika mbetet e para, Franca e dyta, Brazili në vendin e tretë, Anglia në vendin e katërt dhe Portugalia në vendin e pestë.