Këshilli i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) do të votojë sot për propozimin që nga viti 2026 në Kampionatet Botërore në vend të 32 përfaqësueseve të luajnë 48.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka paramenduar fazë të grupeve të Kampionatit Botëror me 16 grupe me nga tre ekipe, ndërsa ky propozim, siç tha, hasi në mbështetje “të madhe” të opinionit futbollistik.
Infantino më herët deklaroi se propozimi i zgjerimit të Kampionatit Botëror në 48 ekipe në mënyrë entuziaste është mbështetur në takimin e federatave shtetërore në muajin dhjetor.
Ai fillimisht ka pasur propozim prej 40 reprezentacioneve në turneun final, ndërsa kjo ishte edhe pjesë e manifestit të tij kur u zgjodh si president të ri të FIFA-s.
Megjithatë, ish-sekretari kryesor i UEFA-s më vonë propozoi që Kampionati Botëror të zgjerohet në 48 vende, ndërsa sipas këtij formati dy reprezentacione nga ço grup do të shkon tutje, ndërsa nokaut faza do të fillonte me të gjashtëmbëdhjetën e finales.
Nëse Këshilli i FIFA-s miraton propozimin, ky do të jetë zgjerimi i parë i Kampionatit Botëror nga viti 1998.