Fifi feston ditëlindjen dhe Adisi nuk mund të ishte më romantik se kaq

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Sot është një ditë e veçantë për Fifin. Këngëtarja feston ditëlindjen dhe këtë vit më e përmbushur se kurrë pasi është në pritje të ëmbël.

“31.03.2023 po pres ditelindjen e 29 me pritjen më të ëmbël në botë”, ka shkruar Fifi krahas një fotoje të publikuar në Instagram.

Në këtë ditë speciale për këngëtaren nuk ka munguar një urim nga partneri i saj, Adisi.

Ai i ka dedikuar fjalët më të ndjera e më të bukura.

“Jam ma mirë me ty, kështu që rri me mu! Gëzuar ditëlindjen dashni e imja. Jam i bekum që m’ka ra me e kriju dashnin më të madhe me ty. E jam me fat që të njoha ty më shumë se askush! Më kënaq shpirtin që asnjë ditë su ndava prej erës tënde dhe ajri im është aroma jote. Të dua o mami i djalit tim! Gëzuar dit?lindjen mami Fifi! Me ty krejt jetën”, ka shkruar Adisi.

Të ngjashme