Fifi uron Vitin e Ri 2022: Uroi që t’i shoh të gjithë të lumtur e me plot shëndet

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e mirënjohur, Fifi, ka uruar Vitin e Ri 2022 përmes një fotosesionin të veçantë.

E veshur në të zeza, me një shishe alkool dhe cigare në dorë, këngëtarja ka bërë urimin e saj për vitin që po hyjmë.

“Krejt çka kerkojmë në jetë është me qenë të lumtur, me qesh, me dhënë e me marr dashuri dhe këto nuk kanë kosto. Unë zgjedh që 2022 ta nis duke pi e duke u gëzu, duke u lutur për njerëzit e mi të zemres duke uruar që t’i shoh të gjithë të lumtur e të gëzuar e me plot shëndet. Po shkruaj që tani sepse dua të jem unë e para që ju uron ma të mirën e botes o nanushat e mi. Ju dua .. GEZUAR 2022”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit.

Në anën tjetër, nuk kanë munguar urimet e shumta nga ana e fansave të saj në hapësirën e komenteve.

Kujtojmë që vitin që po lëmë pas, Fifi ishte ndër personazhet publike më të komentuara, kjo për faktin e hyrjes së saj në Big Brother VIP.

Kënëgtarja nga Ferizaj vendosi ta lë në gjysmë rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për tu përkushtuar më shumë ndaj shëndetit të saj.

Të ngjashme