Filharmonia e Kosovës, koncert nesër në katedralen “Shën Nënë Tereza”

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 14:58 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Filharmonia e Kosovës ka shpalosur programin e koncertit që do të mbahet të dielën në katedralen “Shën Nënë Tereza”, në kuadër të festivalit ReMusica, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, derisa ka dhënë detaje rreth këtij koncerti,  tha se është hera e parë që performojnë në katedralen  ” Shën Nënë Tereza”.

“Koncerti me orkestrën simfonike mbahet nesër, më 2 qershor në qendrën Bogdani Polis në katedralen “Shën Nënë Tereza”. Për herë të parë performojmë në këtë katedrale dhe akustika është e mirë. Bashkëpunimi ndërlidhet me festivalin e  ri”, ka thënë ai.

Janë dy instrumentistë, Daniel Boeke që vjen në klarinetë, ndërsa në tubë Thomas Leleu. Të dy artistët e huaj do të udhëhiqen nga dirigjenti Gregory Charette.

Thomas Leleu  koncertin e nesërm e ka quajtur  shumë të rëndësishëm.

“Jam këtu për herë të dytë, është kënaqësi të jem këtu. Ne performojmë nesër me Filharmoninë e Kosovës. Është një ngjarje shumë e rëndësishme.

Daniel Boeke tha se koncerti do të jetë eksperiencë pasi që luhet edhe si premierë.

“Është kënaqësi te jem këtu për herë të dytë, kishte vetëm disa muaj më parë që isha këtu. Për mua kjo është një eksperiencë e mirë pasi është premierë”, tha ai, raporton EO.

Dirigjenti Gregory Charette tha se do të jetë premiera e parë dhe për këtë është shumë e rëndësishme dhe interesante.

“Është kënaqësi të jem këtu është hera e 5 ose 6 që jam këtu.  Është një program shumë special që ne do të prezantojmë. Fakti që ne kemi premierë është me rëndësi që të mbrojmë. Është premiera e parë dhe do të jetë mjaftë interesante. Është një lëvizje e rëndësishme sa i përket lirisë” , tha ai.

Në këtë koncert do të luhen veprat e kompozitorëve: Kreshnik Aliçkaj, Vittorio Monti, Georges Bizet dhe të Beethoven-it.

Koncerti mbahet nesër në orën 20:00, në katedralen “Shën Nënë Tereza”.

Të ngjashme