Fillimi i fshehtë i mbledhjes se parave për sigurime shëndetësore

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 08:05 | Nga

Ministria e Shëndetësisë ka bërë pak hapa përpara, dy muaj para fillimit të mbledhjes se premiumeve për Sigurime Shëndetësore. Mbledhja e këtyre premiumeve ishte planifikuar në janar, ndërsa nga kryeministri Isa Mustafa është shtyrë për korrik për shkak të mospërmbushjes se kritereve. Katër muaj pas, këto kritere ende nuk janë përmbushur.

Përfaqësuesit e profesionistëve shëndetësorë dhe përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane nuk janë përfshirë fare në këtë proces. Qasjen e Qeverisë se Kosovës e në veçanti të Ministrisë se Shëndetësisë e kanë quajtur të rrezikshme e jo transparente.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, ka deklaruar se nga dhjetori përfaqësuesin e tyre e kanë kontaktuar dy herë, por asnjëherë në lidhje me çështjet elementare të sigurimeve.(koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme