Fillimi i javës me temperatura “afrikane”

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 00:33 | Nga Ekonomia Online

Sipas raportit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën pritet që temperatura më e lartë e ditës të arrijë rreth 33°C, kurse gjatë ditëve në vazhdim pritet një rënie e lehtë e temperaturave.

Gjatë ditës, temperaturat më të larta në vendin tonë do të sillen nga 26 deri 27 gradë Celsius. Nga fundi i javës pritet edhe një valë e të nxehtit, që do të zgjasë 3-4 ditë, e që pastaj largohet nga Ballkani vala e të nxehtit nga Afrika dhe do të zbutet.

Ndërkaq, muaji gusht nuk do të ketë temperatura ekstreme siç kishin qershori dhe korriku i sivjetëm.

Të ngjashme