Fillimi i shtatorit në Shqipëri sjell edhe ulje temperaturash

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Fundi i muajit gusht, por edhe vera meteorologjike në Shqipëri do të mbyllet pa reshje dhe me temperatura të larta. Kështu dita e shtunë, pra sot, do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësira të pakta.

Temperaturat do të mbeten të larta duke regjistruar vlera 33 gradë në veri deri në 37 gradë në zonat e ulëta.

Do të jetë fillimi i javës ku priten ndryshime në kushtet atmosferike. Gradualisht gjatë fillimit të muajit do të afrohen masa ajri të paqëndrueshme, të freskëta në zonat veri-perëndimore.

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta, kjo situatë do të sjellë dhe një rënie të temperaturave me 5-6 gradë.

Zona malore 15-24 gradë Celsius

Zona e ulët 20-31 gradë Celsius

Zona bregdetare 21-30 grade Celsius

Të ngjashme