Fillojnë aktivitetet për shënimin e javës së rinisë në Drenas

Drenas | 11 Sht 2017 | 16:13 | Nga

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj me bashkëpunëtor morën pjesë në aktivitetet e organizuara nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal i Drenasit, “Lexo n”Shesh” ku ishin të pranishëm shumë të rijnë të Drenasit.

Në aktivitetin “Lexo n’Shesh”, të rinjtë e Drenasit që i’u bashkëngjiten këtij aktiviteti, patën mundësinë të bëjnë një foto, t’a dërgojnë në faqen e KVRL-së të facebookut: https://www.facebook.com/KvrlDrenas/?ref=aymt_homepagepanel, ndërkaq autori i fotos që merr më së shumti pëlqime do të marrë dhuratë nga KVRL-ja një çantë me elemente shkollore.

Ndërsa aktivitetet e KVRL-së do të vazhdojnë ditët në vijim, ku më datën 12 shtator 2017, KVRL-ja do të dërgojë ndihma shkollore tek fëmijët e familjeve me kushte të rënda ekonomike-sociale. Me datën 13 shtator 2017, do të organizohet Turniri “Xhevë Lladrovci”, në palestrën e qytetit në Poklek nga ora 08:00, ku çdo i ri me moshë nga 15-22 vjeç mund të marr pjesë, duke dërguar mesazh në faqen e KVRL-së.

Për herë të parë, turniri i futbollit në Drenas do të ketë edhe ekip të vajzave. Më 14 shtator 2017, në orën 12:00 do jetë një program festiv për përmbyllje të javës së rinisë në Drenas. Programi është planifikuar të mbahet në mesditë për hir të Turnirit të Boksit që organizohet po në të njëjtën ditë në Sheshin “Fehmi Lladrovci” nga ora 16:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme