Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kanë inspektuar vendin e fillimit të punimeve në rrugën Meqe – Cermian në Gjakovë.
Lekaj, tha se Gjakova meriton edhe më shumë projekte se kjo , raporton Ekonomia Online.
“Është ditë normale për Gjakovën sepse Gjakova ko vetëm me këto projekte por ka merituar shumë projekte tjera dhe ne po i realizojmë atë që duhet për komunën e Gjakovës dhe duke falënderuar kërkesës së kryetarit dhe qytetarëve ne po i realizojmë këto projekte”, tha Lekaj.
“Këto projekte janë për të zhvilluar komunën, bizneset private dhe rruga është pjellorë që ka ndikim pozitiv edhe në zhvillimin e Bujqësisë”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se po ndihet mirë që premtimet e fushatës po realizohen, raporton EO.
“Është një premtim i pastër i yni që e kemi bërë dhe jam i gëzuar që po mbajmë këtë premtim kjo rrugë e shkurton distancën e fshatrave të Dushkajës për qytetin e Gjakovës dhe e shkarkon trafikun nëpër fshatra”.
“Është rrugë 3.5 km dhe i përgëzoj banorët e kësaj ane, Aleanca do i mbaj premtimet dhe i falënderoj Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Lekaj që po niset kjo rrugë”, tha Gjini.