Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës Rahovec-Pataqan i Ulët

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Rahovecit po vazhdon me realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore si në qytetin e Rahovecit po ashtu edhe nëpër fshatra.

Një projekt, i rëndësisë së madhe në të cilin kanë filluar punimet është edhe ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës në relacionin Rahovec-Pataqan i Ulët.

Për fillimin e punimeve në këtë projekt, Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, u shpreh se ky projekt është i një rëndësie të veçantë sa i përket infrastrukturës rrugore sepse krijon kushte të mira të qarkullimit dhe lëvizjes se qytetarëve.

Të ngjashme