Ministria e Infrastrukturës njofton se ka filluar punimet në rehabilitimin e rrugës Lipjan – Magurë.
Me këtë projekt parashihet të bëhet zgjerimi dhe asfaltimi i këtij segmenti rrugor dhe vendosja e sinjalizimit horizontal e vertikal, i cili do të kushtojë 1 164 689 24 euro, me një gjatësi prej 9 280 metrash.
Zyrtarët e MI-së dhe kompania e kontraktuar do të bëjnë përpjekje maksimale që gjatë zhvillimit të punimeve të mos paraqiten pengesa në zhvillimin normal të komunikacionit.