Ka filluar puna e zhvarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, si dhe ka filluar rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit.
Këshilli Organizativ ka filluar aktivitetin për rivarrimin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Drenicës në Kompleksin Memorial në Marinë.
Me vendim të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, të datës 08.05.2018, është themeluar Këshillit Organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, i cili kryesohet nga ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.
Ky aksion do të vazhdojë për disa ditë, derisa të bëhet rivarrimi i 122 dëshmorëve të rënë të UÇK-së.