Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se rruga “Fehmi Lladrovci” ka filluar ndërtimet në pjesën tjetër.
“Sot po asfaltohet ana tjetër e rrugës Fehmi Lladrovci. Falenderojmë kompaninë që gjatë javes ka punuar në mbremje dhe po e asfalton të dielen me ndikim minimal në jetën e qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.
Disa ditë më herët Ahmeti njoftoi se pjesa tjetër e rrugës ka mbaruar punën.