Ka filluar asfaltimi i 1200 metrave rrugë brenda fshatit Llapçevë të komunës së Malishevës, si dhe rregullimi i ndriçimit publik. Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka thënë se, “me këto investime po përmbushen nevojat e banorëve dhe investimet në infrastrukturën e fshatit”. Ai tha po investohen projekte që kapin shifra milionëshe në Malishevë. Në fillimin […]
Fillon asfaltimi i rrugëve në Llapçevë të Malishevës

Ka filluar asfaltimi i 1200 metrave rrugë brenda fshatit Llapçevë të komunës së Malishevës, si dhe rregullimi i ndriçimit publik.
Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina, ka thënë se, “me këto investime po përmbushen nevojat e banorëve dhe investimet në infrastrukturën e fshatit”.
Ai tha po investohen projekte që kapin shifra milionëshe në Malishevë.
Në fillimin e këtyre punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i fshatit, Hazir Avdiaj.











