Fillon java e shëndetësisë Kosovë- Turqi

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 09:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë sot ka filluar java e shëndetësisë së Turqisë në Republikën e Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 26 shkurt.

Gjatë kësaj periudhe, ekspertët me eminentë të shëndetësisë nga Turqia, bashkë me ekipet nga QKUK-ja, do të ndihmojnë në fushën e kardiologjisë, kardiokirurgjisë së të rriturve dhe fëmijëve, anestezionit dhe mjekimit intensiv, kirurgjisë së fëmijëve, obstetrikës me gjinekologji, kirurgjisë plastike dhe rekonstruktime, urologjisë, kirurgjisë abdominale, oftalmologjisë dhe infermierisë.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka shprehur gatishmërinë e shtetit turk për t’i ndihmuar Kosovës në sektorin e shëndetësisë dhe të gjitha sferave duke thënë se Kosova ka nevojë të jetë pjesë e arenës ndërkombëtare.

“Falënderoj për bashkëpunimin mjekët dhe ministrinë e shëndetësisë. Punët e ndërsjella të mjekëve turq dhe shqiptarë bëjnë që të jenë në shërbime të pacientëve dhe popullit kosovar.

Unë shpreh bindsh-mërin e shtetit turk për të ndihmuar Kosovën si në sektorin e shëndetësisë ashtu edhe në sektorë të tjera. Çdo vit thuajse nga 100 pacient arrijnë të gjejnë shërim në Turqi. Dëshira e të gjithë neve është që Kosova të arrij si ne sektorin shëndetësisë ashtu edhe në gjitha sferat e më mëtutjeshme dhe të jetë e fuqishme në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ambasadorja Kiliç.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka thënë se përfitues të gjithë këtij bashkëpunimi me Turqinë do të jenë pacientët të cilët “besoj shumë që do të kenë rezultate të mira në shëndetin e tyre”.

“Uroj që edhe pacientët të cilët janë përfitues më të mëdhenj të dalin me shëndet më të mirë. Kur ka vullnet të dyanshëm , problemet që e kanë përcjellë deri më tani QKUK-në, shumë shpejt do të zbute”, ka thënë Rrahmani.

Ekspertët nga Turqia, të cilët po ashtu kanë sjell edhe disa pajisje dhe material shpenzues , me qëllim të mbështetjes së shëndetësisë kosovare, ata do të zhvillojnë edhe ligjërata, seminare dhe diskutime të niveleve profesionale shëndetësore.

 

Të ngjashme