Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje i pranishëm është edhe kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, raporton Ekonomia Online.
Deputetët e Listës Serbe kanë marrë vendimin për t’u kthyer në Kuvendin e Kosovës, “në përputhje me interesin e popullit serb, respektivisht të bashkësisë serbe që jeton në Kosovë dhe të të qytetarëve që jetojnë në Kosovë”.
Lista Serbe në shenjë kundërshtimi me miratimin e ligjit për Trepçën dhe për Investimet Strategjike që prej tetorit të vitit të kaluar ka bojkotuar punën e institucioneve të vendit, përfshirë edhe Kuvendin.
Rendi i ditës së mbledhjes së Kryesisë:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
Përgatitjet për seancë plenare:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,
Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-157 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit të Projektit për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit, e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-138 për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-142 për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-134 për Legalizimin e Armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevaire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.