Fillon ndërtimi i 50 serrave në Malishevë

Malishevë | 26 Pri 2017 | 13:53 | Nga

Komuna e Malishevës, ka filluar realizimi i projektit për ndërtimin e serrave për pesëdhjetë bujq lokal.

Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të serrave, mori pjesë edhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxa, i cili uroi kultivuesit e perimeve.

“Ndërtimi i këtyre serrave, bëhet në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Malishevës, për përkrahjen e bujqësisë në përgjithësi, me qëllim të zhvillimit dhe të rritjes së kapaciteteve prodhuese, në veçanti të perimeve të cilat rriten në serra”, ka thënë drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha.

“Bujqësia është dega më e fuqishme e zhvillimit ekonomik tek ne, prandaj edhe ne si qeverisje lokale, jemi duke i dhënë rëndësi të veçantë kësaj dege të ekonomisë, pasi kemi kushte ideale për zhvillim të bujqësisë në të gjitha fushat e saj. Rritja e kapaciteteve prodhuese, do të mundësoj edhe mbulimin e tregut të konsumit të perimeve, me perime vendore, që është qëllim kryesor i yni”, tha drejtori Hoxha.

Nga ana tjetër, bujku Shaip Morina, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë përkrahje me rëndësi për të si bujk dhe për familjen në përgjithësi.

Ky projekt do të kushtojë afër 45 mijë euro, ku pjesa më e madhe financohet nga Komuna e Malishevës, ndërsa edhe përfituesit e serrave, do të paguajnë një shumë prej rreth tridhjetë për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme