VV dhe LDK lëshojnë mbledhjen e Kuvendit të Malishevës

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 16:05 | Nga

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Malishevës, përsëri sot i ka ndërprerë punimet në gjysmë, pasi anëtarët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendsoje dhe LDK, lëshuan mbledhjen, ndërsa PDK, ashtu siç kishin paralajmëruar, nuk morri pjesë fare në të.

Siç bën të ditur kjo komunë, LVV dhe LDK, lëshuan mbledhjen, në shenjë pakënaqësie me mosmiratimin e kërkesës së kryesuesit të KK të Malishevës, Rrahim Morina, për zgjerimin e hapësirës (zyre) së punës për kryesuesin e kuvendit.

Përndryshe, në mbledhjen e sotme, Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka shqyrtuar disa nga pikat e parapara për këtë mbledhje dhe ka marrë disa vendime në mesin e të cilëve ishte ai për dhënien në shfrytëzim të pronës publike, për ndërtimin e një trafo për shpërndarjen e rrymës në fshatin Tërpezë, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme