Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj dhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë vënë sot gurëthemelin e sallës së edukatës fizike në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Abedin Bujupi” në Arllat të Drenasit, raporton Ekonomia Online.
Ministri Bytyqi, me këtë rast, u shpreh i kënaqur që po përmbushet zotimi i MAShT që shkolla e Arllatit të ketë kushte më të mira për nxënësit.
“Kemi një shkollë jashtëzakonisht të mirë këtu në Arllat. Jo vetëm si objekt, por vërtetë kjo shkollë ka treguar edhe suksese në cilësinë e arsimit, kështu që edhe sot po kompletohet me infrastrukturë shtesë, pra me sallën e edukatës fizike”, tha ministri Bytyqi dhe theksoi se, nxënësit tashmë, përveç pjesës së edukimit dhe arsimimit, do të kenë edhe një sallë moderne sportive për të zhvilluar aktivitetet e tyre.
Për këtë, ministri Bytyqi uroi të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët e fshatit, ndërsa tha se nuk do të mungojë përkrahja për ta fuqizuar edhe më tutje këtë shkollë dhe arsimin në përgjithësi.
Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci e falënderoi ministrin Bytyqi për këtë projekt, por pati edhe një kërkesë tjetër që t’i ndërtohet edhe gjimnazit të Drenasit salla sportive.
“Unë e falënderoj ministrin Bytyqi qw ka arrit ta sjell një sallë sporti në Orllat për nxënësit për fëmijët e kësaj zone. Është jo vetëm një shkollë r re por është një shkollë e cila ka një performancë të jashtëzakonshme ka dalë edhe shkolla më e mirë në komunën tonë”, tha ai raporton EO.
“Urojë që kushto që te vjen të na sjellë kësi projekte për gjimnazin “Skënderbeu” një projekt i cili po i mungon prej vitesh, është gol vit për vit që do të ndërtohet palestra e akoma s’është ndërtuar e kemi një zotim e kemi një zotim që tashmë ministri e ka fut në buxhet dhe besoj që tashmë në vitin dhe besoj që vitin e ardhshëm do ta kemi edhe sallën”.
Drejtoresha e Shkollës, Sahadete Bytyqi, falënderoi ministrin Bytyqi dhe kryetarin Lladrovci për mbështetjen dhënë kësaj shkolle.
“Sot ministri e realizoj premtimin e tij dhe vendosi inaugurimin e sallës sportive, faleminderit ministër, njëherë faleminderit edhe kryetarit të komunës Ramiz Lladrovci i cili na ka përkrahur në të gjitha aktivitetet”, tha ajo, raporton EO.