Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës, në komunat: Gjakovë dhe Gjilan.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se fillimisht kanë filluar me numërimin e votave në këto dy komuna, për të vazhduar më pas me komunat si Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka po e përcjellë nga afër procesin e numërimit të votave me kusht që ka nisur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Ndërsa, rinumërimi sipas vendimeve të PZAP-it në Prishtinë, Prizren, Dragash dhe Rahovec do të fillojë pas kompletimit të numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës.