Mësimdhënës nga komunat e ndryshme të Kosovës e punëtorë të sektorit privat, kanë protestuar të mërkurën për nderë të 1 Majit – Ditës së Punëtorëve. Me pankarta në duar, shpalosën edhe kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online.
“Kërkojmë të ngritët vlera e koeficientit”, “Duam dialog për të drejtat tona”, “Qeveri respekto pensionistët, sepse ju arsimuan edhe juve”, ishin disa nga kërkesat e tyre.
Marshi i protestuesve ka nisur nga Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar drejt Ministrisë së Arsimit dhe për të përfunduar para Qeverisë.