Fillon realizimi i projektit për lidhjen e Nakaradës në rrjetin e ujësjellësit

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Sot kanë filluar punimet për lidhjen e Nakaradës në rrjetin e ujësjellësit. Punimet do te kryhen nga një kompani e kontraktuar nga Komuna e Fushë-Kosovës e cila në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” do të realizojnë këtë projekt.

Kryetari z. Burim Berisha në emër të komunës së Fushë-Kosovës falënderon KRU “Prishtina” për bashkëpunimin në zgjidhjen e problemit të ujit në Nakaradë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme