Ka filluar seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Hagës ndaj Pjetër Shalës.
Fillimisht, mbrojtja e tij po paraqet deklaratën hyrëse, kurse më vonë pritet që Shala do të bëjë deklaratë pa betim.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, që akuzohet për drejtimin e një burgu të improvizuar kur supozohet se u keqtrajtuan njerëz dhe një u vra, në nisje të gjykimit ndaj tij në Hagë, tha se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara.
“Nuk pranoj asgjë, të gjitha janë të fabrikuara”, tha Shala para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, të martën më 21 shkurt.
Prokurorët kanë ngritur katër akuza për krime lufte ndaj Shalës, përfshirë akuzat për torturë dhe vrasje. Ata kanë argumentuar se Shala ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka arrestuar dhe ka keqtrajtuar të paktën 18 persona, që i konsideronin spiunë apo bashkëpunëtorë të serbëve.