Në Gjykatë e Apelit ka filluar seanca ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të dyshuar për sulm ndaj Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Më 17 nëntor të vitit të kaluar Gjykata Themelore ka dënuar Frashër Krasniqin me 8 vjet, Atdhe Arifi me 6 vjet burg, Egzon Halitin me 5 vjet e gjysmë dhe Adea Batushën me 2 vjet burg, e cila është në liri.
Të katër të akuzuarit, së bashku me tani të ndjerin, Astrit Dehari, akuzoheshin se kryen sulmin në Kuvend në përpjekje për të parandaluar kalimin e Marrëveshjes së demarkacionit.