Ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit nga Drenasi, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses nga Drenasi, me dyshimin se është dhunuar nga profesori i saj e më pas edhe zyrtari policor, raporton Ekonomia Online.
Kjo seancë po mbahet e mbyllur për media. I dyshuari V.V. ka dal para Gjykatës Themelore të Prishtinës nën akuzën për përdhunim.
Në Prishtinë me pankartat në duar: “Përdhunuesit në burg”, “Dorëheqje e krim”, është mbajtur një protestë e cila ka kundërshtuar rastet e ngacmimit seksual ndaj të miturve.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar të mërkurën se pas intervistimit të të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.