Fillon shenjëzimi i rrugëve në Prishtinë

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se ka filluar shenjëzimi vertikal e horizontal i rrugëve të kryeqytetit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka se shenjëzimi i duhur përveç që ndihmon orientimin, është i rëndësishëm edhe për sigurinë e të gjithë pjesëtarëve të trafikut në qytet.

“Investimi në përmirësimin e infrastrukturës rrugore parasheh edhe sinjalizimin dhe shenjëzimin vertikal e horizontal të rrugëve. Shenjëzimi i duhur përveç që ndihmon orientimin, është i rëndësishëm edhe për sigurinë e të gjithë pjesëtarëve të trafikut në qytet. Falenderojmë të gjitha ekipet në terren për punën e palodhshme dhe përkushtimin e shtuar gjatë këtyre ditëve”, ka shkruar ai. 

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/2933344043402090

Të ngjashme