Fillon sistemimi i nxënësve nga Shqipëria në shkollat e Kosovës

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazim Gagica ka bërë të ditur se kanë filluar sistemimet e para të nxënësve nga Shqipëria në shkollat e Gjilanit, shkruan Ekonomia Online.

“Sot, kemi filluar sistemimet e para të nxënësve nga Shqipëria, në shkollat e Komunës së Gjilanit. Robina Tollaj do të vijojë mësimet në kasën e III-të, pranë Shkollës “Musa Zajmi” dhe Natalia Gashi në klasën e VI-të, pranë Shkollës “Nazim Hikmet”, ka shkruar Gagica.

Ky sistemim po bëhet pas iniciativës së Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës.

Fotografia e Nazim Gagica

Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi ka bërë të ditur për Ekonomia Online se Gjilani, Prishtina, Hani i Elezit dhe Prizreni i kanë caktuar zyrtarët të cilët do të merren me mundësinë e dhënies se qasjes për arsim në shkollat e vendit, për fëmijët e ardhur nga Shqipëria, gjegjësisht nga Durrësi.

Murtezi përgëzojë këto komuna për veprimet e shpejta dhe punën shembullore.

Ai po ashtu ftoj familjet nga Shqipëria që të paraqiten me fëmijët e tyre tek Drejtoritë Komunale të Arsimit ose në shkollën me të afërt të zonës në komunën ku banojnë, përkatësisht ku janë të strehuar, pasi siç tha ai do ta kenë mundësinë që ta regjistrojnë fëmijën e tyre pa asnjë procedurë burokratike.

Më 26 Nëntor, tërmeti  me magnitudë 6.4 ballë , goditi Shqipërinë, ku 51 persona humbën jetën, mbi 750 persona u plagosën dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në disa qytete të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme