Ka nisur takimi mes zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Pas takimit do të jetë një konferencë për media. Një pjesë e kohës do t’i kushtohet zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, ndërsa më pas do të flasë presidenti kosovar Hashim Thaçi.
Biden nuk do të pranojë pyetje, ai vetëm do t’i japë porositë e tij në këtë adresim publik.
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, para pak minutash ka përfunduar takimin me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa