Fillon mbledhja e radhës e Delegacionit Shtetëror për bisedime me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
Përndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka ndarë 300 mijë euro për delegacionin shtetëror për dialog me Serbinë.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se këto mjete do të ndahen nga rezervat shtetërore. Gjithashtu në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar Projektligjin për detyrat përgjegjësit dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës se Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, raporton EO.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar Projektligjin për detyrat përgjegjësit dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës se Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.