Ka filluar takimi i grupet punuese të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Takimi po mbahet në selinë e VV-së dhe kjo parti po përfaqësohet nga Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku, si dhe VV-ja nga Besnik Bislimi, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.
Ky është takimi i dytë i grupeve punues ku temë e bisedave të sotme do të jetë edhe dialogu me Serbinë.
Ndonëse nga ekipet punuese kanë thënë se ende nuk është diskutuar për ndarjen e dikastereve qeveritare, zyrtarë të LVV-së tashmë kanë pohuar disa herë radhazi se Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme i takojnë Vetëvendosjes.
Por nga LDK-ja kanë bërë thirrje të mos vendosen të tilla kushte para se t’i nisin bisedat në këtë drejtim.