Fillon takimi Trump-Zelensky në Ankara

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, kanë nisur një takim në Ankara.

Para bisedimeve, dy liderët dolën para mediave dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

Lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin është një “personazh i vështirë”, por se si Putin ashtu edhe Zelenski duan një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.

“Putini është një karakter i vështirë. Zelensky dhe Putin duan marrëveshje. Lufta në Ukrainë është në një nivel të tmerrshëm. Që kur jam bërë president, kam arritur marrëveshje”, u shpreh Trump.

Të ngjashme