Fillon trajnimi i regjistruesve për Regjistrimin e Popullsisë

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka filluar trajnimi i regjistruesve për Testin e fundit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2024.

Në fjalën e tij hyrëse, U.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Avni Kastrati, foli për rëndësinë e Regjistrimit dhe rolin e regjistruesve dhe mbikëqyrësve gjatë punës në terren.

Ai tha se ky është testi i fundit që do të mbahet gjatë këtyre ditëve për t’i hapur rrugë Regjistrimit të Popullsisë në terren që do të mbahet nga 05 Prill deri më 17 Maj 2024.

Gjatë këtyre 5 ditëve, sa do të zgjasë trajnimi, regjistruesit dhe mbikëqyrësit do të trajnohen rreth: përmbajtjes së pyetësorit, metodës elektronike (CAPI) të mbledhjes së të dhënave, se si t’i përdorin pajisjet elektronike (tabletët) dhe hartat digjitale, metodologjinë, dhe çështje të tjera me rëndësi.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i ka bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe profesionale për ta realizuar një Regjistrim të suksesshëm të Popullsisë në vend.

Të ngjashme