Fillon vaksinimi kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar procesi i vaksinimit të popullit me vaksinën kundër COVID-19.

Ky proces filloi në orën 10:00 të mëngjesit, personat e parë u vaksinuan janë personel shëndetësor, Dobrinka Nounova Naunovska, subspecialsite, Gabriela Gemelkovska, kryeinfermiere ne Klinikën Infektive dhe Ana Anastasovska, infektologe në Klinikën Infektive.

Punonjësit shëndetësorë që morën vaksinën ndër të parët, menjëherë pas vaksinës deklaruan se ndjehen mirë, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i pyetur pse nuk është në mesin e të parëve për të marrë vaksinën ashtu siç kishte deklaruar më parë, u përgjigj se megjithatë prioritet kanë mjekët të cilët janë në vijën e parë të frontit. Sipas tij pritet që punonjësit shëndetësorë të vaksinohen për 7-10 ditë.

“Kapaciteti i vaksinimit është 6 punkte, maksimalisht 500 persona në ditë, ne do të filloj me një orar prej 300-350. Kështu që për një periudhë prej 7-10 ditëve do të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë”, ka thënë Filipçe, shkruan Alsat M.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme