Një film në lidhje me striptizeret ku interpreton Jennifer Lopez është ndaluar në Malajzi për shkak të “përmbajtjes së tepruar të tij të pahijshme”.
Bordi i censurimit të filmit në vend tha se gjokset e zhveshura, vallet erotike dhe skenat që paraqesin drogë e bëjnë filmin “Hustlers” jo të përshtatshëm për shfaqjen publike.
Square Box Pictures, kompania distribuuese për Malajzi, konfirmoi ndalimin.
Aktualisht ky film po ngjitet lart në listën e arkave filmike në SHBA.
“Hustlers” është i bazuar në një histori të vërtetë dhe është frymëzuar nga një artikull i New York Magazine që u bë viral në vitin 2015.