“Love and Monsters” titullohet filmi i ri me përbindësha i regjisorit, Michael Matthews.
Puna rreth këtij projekti kishte filluar në vitin 2012 por pas vonesave disa vjeçare, filmi kishte filluar të xhirohet në Australi në mars të vitit 2019.
Rolet kryesore në “Love and Monsters” i luajnë aktorët, Dylan O’Brien, Jessica Henwick, Dan Ewing, Michael Rooker dhe Ariana Greenblatt.
Filmi e rrëfen historinë e të riut Joel, i cili pasi i kalon shtatë vjet nëntokë duke u fshehur nga përbindëshat që e kanë pushtuar Tokën, bashkë me të mbijetuarit e tjerë, ai dëshiron ta takojë sërish të dashurën e tij nga shkolla e mesme, Aimee.
Joel bie në kontakt me të dashurën e humbur prej kohësh përmes radios, dhe kështu e merr vendimin që ta gjejë lokacionin ku ajo është fshehur dhe të ribashkohet me të. Anëtarët e tjerë të kolonisë së tij nuk janë të sigurt që kjo është një ide e mirë, pasi Joel nuk posedon asnjë aftësi të veçantë të dyluftimit apo mbijetesës i vetëm në një botë me përbindësha. Sidoqoftë ai vendos ta fillojë rrugëtimin e tij në territorin e rrezikshëm, dhe përgjatë rrugës e takon shoqëruesin më të mirë të mundshëm, një qen të quajtur Boy, një burrë të moshuar të quajtur Clyde dhe miken e tij të re Minnow. Që të gjithë kontribuojnë në aventurën e tij duke i mësuar leksione të rëndësishme të jetës.
“Love and Monsters” ishte shfaqur nëpër kinema të limituara të Amerikës më 16 tetor të vitit të kaluar, dhe planifikohej të rilansohej në shkurt të këtij viti, por planet kishin ndryshuar shkaku i pandemisë. Tani filmi është në dispozicionin e publikut mbarëbotëror përmes platformës digjitale Netflix.