Blerim Latifi është njeriu që do t’i reagoj. Mbase nuk është qasja më e mire të filloj kështu, me përmendjen e emrit qysh në krye të herës. Do të doja që krejt ‘gjakftohtë’ shkrimin ta filloja duke marrë në shqyrtim gjërat që kathënë. Por,ky është një rast kur njeriu që flet dhe sidomos pozicioni prej nga flet janë domethënëse për t’i shqyrtuar sepse kështu kuptohen vërtet gjërat që thotë. Blerimi është professor në Fakultetin e Filozofisë, dhe këshilltar i Kadri Veselit njëkohësisht. Më duhet t’i rezistoj tundimeve cinike për të mos e filluar shkrimin me një listë supozimesh mbi çfarë mund ta këshillojë një filozof Kadri Veselin. Lehtë mund t’i kujtonim momentet e tij komike që na kujtojnë nevojën për mësim plotësues të ciklit të ulët. Në cilat raste shqipja kërkon shkronjën e madhe e në cilat të voglen.Kështu,mund ta qeshnim KadriVeselin, por do t’i futeshim një rruge të gabuar.
Kjo rrugë na shpie drejt një përfundimi të pasaktë: që Kadri Veseli dhe Blerim Latifi nuk kanë gjuhë të përbashkët.
Pyetja nuk është se ç’punë ka Kadri Veseli me filozofinë, por ç’filozof është Blerimi që i sherbenKadri Veselit. Le të fillojmë mbi raportet e filozofisë me politikën:si e aktualizon ai filozofinë? Ka filozofë që ngulmojnë për një lidhje të afërt të filozofisë ndaj praktikës politike e shoqërisë.Ata duan që ajo të jetë tërësisht në funksion të aspiratave të shoqërisë për një shoqëri të drejtë e të barabarartë.
Meqë filozofia i detyrohet të vërtetës, edhe idetë duhet të kenë lidhje me masat për të ndërtuar kolektivitetin, thonë ata. BlerimLatifi përballë këtij qëndrimi na del një gardian i dobët i status-quos, sherbëtor i asaj që pas zgjedhjevetë 11 qershorit lirisht mund ta quajmë ancient regime. Një game mendimtarësh tjerë të respektuar, filozofisë ia ruajnë një autonomi të caktuar,duke treguar më shumë kujdes që ajo mos të degradojë në instrument propaganda për të përfunduar e mbyllur në ideologji zyrtare.
Për ta, filozofia e politika, teoria e praktika duhet të kenë përpjekje e pikëtakime, të japin e marrim nga njëra-tjetra, por pa saldime e lidhje të shkurtra ndërmjet vete.Do të fusnim disi këtu Blerimin, por përdreq e dime që ky ndërkohë shërben, ndaj s’mund ta quajmë as filozof sallonesh. Filozofia është dashuri për dijen, kjo dashuri manifestohet në përpjekje të ethshme për të kërkuar të vërtetën.Në zyren e Kadri Veselit nuk ka kurrfarë kushti për filozofinë, as Blerimi nuk është në kërkim të këtij kushti.
Ç’reflektime mbi konceptet si qenia,boshi, tepria, kontradikta apo universalizmi mund t’i zgjohen atij teksa ndan zyrën me Kadriun?!Karshi kësaj Blerimi na del krejt i pa interesuar. Çfarë mund të na thoshte ai për raportin e filozofisë me disciplinat tjera? Grekët e vjetër, duke vlerësuar lartrëndësinë e saj e kishin quajtur ‘mbretëreshë e dijes’, porse Blerimi e ka zhytur atë në llumin e injorancës. Ka vetëm një përgjigje: Blerim Latifi e ka të korruptuar marrëdhënien me dijen, ndaj nuk është filozof por sofist;siç nuk është shefi i tij politikan sepse i ka të korruptuara marrëdhëniet me njerëzit.Korrupsioni është gjuha e tyre e përbashkët.
Vetëm tani mund të merremi me gjërat që ka thënë ai për Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Në intervistën e dhënë për gazetën “Express”, Latifi ngre alarmin se shteti na qenka në rrezik. Po, shteti i kapur është në rrezik prej nesh, përkatësisht kapësit e shtetit, por jo shteti si i tillë, apo edhe shteti çfarë e dëshirojnë qytetarët, të cilët pikërisht për këtë gjë u shprehën në zgjedhjet e 11 qershorit. Me këtë konstatim, pa e pyetur kush, Blerim Latifi, vendoset vetë në anën e kapësve të shtetit dhe bashkëndjen me ta në rrezikun që u kanoset nga ndryshimetdemokratike.
Jo Blerim, mbështetja e madhe për Lëvizjen që aq shumë të trishton do ta thellojë demokracinë dhe nuk do të përfundojë në klikë kriminale si PDK-ja. Të jesh i sigurtë për këtë.Ja sa indicative është kjo mënyrë e të shprehurit: “shteti i Kosovës është tepër i rëndësishëm për ta lënë në duart e tyre”. Në këtë deklaratë duhet ndaluar tek forma sepse gjuha e përdorur e flet Blerimin.
‘Duart’ janë shënjuesi i kontrollit e i përvetësimit; i kapjes e i hajnisë. Ai tregon mendësinë e tij anti-demokratike nëpërmjet përfytyrimit se shteti përherë është në dorë të dikujt dhe ai nuk bëka t’I lihet Lëvizjes tash.Shteti nuk mund tëjetë i qeverisë e aq me pak ashtu në dorë të saj thjesht por si një vegël, ashtu siç mendon Latifi.
Në Internacionalen Socialiste ndodhet edhe PS-jaedhe LSI-ja e Shqipërisë, Edi Rama është nënkryetar i Internacionales Socialiste.Në këtë organizim aderojnë edhe socialistët e Francës, ata belgë, portugezë, finlandezë, CHP ngaTurqia, social-demokratët zvicerranë etj.Se çfarë radikalizmi sheh filozofi polic tek këto parti, veshtirë të thuhet. Më vështirë akoma të pajtoheshim pastaj mbi kuptimin e termitapo përdorimin linçues që ai përdor.Agjentët ruse mbase janë jo vetëm në veri të Kosovës por edhe në institucionet e Kosovës nën petkun e zyrtarëve të Listës Serbe.
Por, Blerim Latifit nuk i pengon Rusia Brenda shtëpisë,por ajo në mëhallat e largëta e të huaja. Lëvizja VETËVENDOSJE!shumë moti, së paku që prej viti 2011 e ka paralajmëruar rrezikun prej Rusisë në Ballkan, por atëherë na thonin se po merremi vetëm me temat e mëdha (sic.).
Mbi të gjitha, Putini mbështet në perëndim partite ekstreme të djathta, e jo të majtit. Veçse tashmë u teprua me gjërat elementare që duhet t’i mësojë Blerimi…
(Autori është anëtar i Vetëvendosjes)