Finale angleze mund të kemi edhe në Europa League

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Një finale angleze mund të kemi edhe në garën tjetër të futbollit evropian, Europa League.

Pretendentë në garë janë Arsenal dhe Chelsea, përballë Valencias dhe Eintracht Frankfurt.

Ndeshjet e para të gjysmëfinales kanë përfunduar Arsenal 3-1 Valencia, kurse Chelsea ka barazuar 1 me 1 me gjermanët e Eintracht Frankfkurt.

Mbetet të shihet se a do të kemi një finale mes ekipeve nga Londra.

Ndeshjet e dyta gjysmëfinale do të luhen sonte me fillim nga ora 21:00.

Të ngjashme